VIDEO – “Do të bëjmë kallëzime penale në SPAK”, plani i Ramës për krizën energjetike, PD: Po keqmenaxhohen fondet…

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti, nëpërmjet një videomesazhi nga selia blu, tregoi detaje nga menaxhimi i kilovatëve energjetike nga KESH dhe OSHEE.

Sipas saj, Shqipëria ka prodhuar mjaftueshëm energji elektrike për konsumin e brendshëm, por sipas deputetes një sasi e mirë e tyre është shitur nën vlerën reale të tregut.


Ajo thotë ndër të tjera, se krizë energjetike nuk ka, por ka vetëm keqmenaxhim nga ana e qeverisë. Në fund të fjalës së saj, Koti nënvizoi se PD do të bëj kallëzime në SPAK për këtë problematikë dhe shton se koha e padnëshkueshmërisë duhet të marrë fund.