VIDEO – “Do ta mbështes si sponsor”, Xhaferi zyrtarizon dorëheqjen si president i basketbollit, ja kush pritet ta zëvendësojë…

Presidenti Alban Xhaferi e ka konfirmuar zyrtarisht mbreme edhe per mediat doreheqjen e tij te parevokueshme nga drejtimi i shoqates se basketbollit Vllaznia.

Ai ka qene i pranishem ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne nje takim qe drejtues te shoqates kane patur me ekipin dhe me pas ka dhene edhe nje prononcim per mediat duke u shprehur:


“Qe ne muajin shtator kam bere te ditur se e kam te pamundur te jem prane ekipit te basketbollit, qofte per shkak te angazhimeve te mia te futbolli, por edhe ne biznes dhe jeten private, megjithate kam vazhduar te bej me te miren per kete ekip deri para pak ditesh.

Megjithate ecuria e tij e javeve te fundit me ka zhgenjyer totalisht dhe kjo ka me bere qe te reflektoj, per me teper qe edhe ne ligjin e sportit ka nje nen i cili i bie ndesh dy funksioneve te mia si president i futbollit dhe i basketbollit.

Kemi bere nje takim edhe me drejtuesit e tjere te shoqates dhe mendoj se shume shpejt do te dale edhe emri i presidentit te ri te basketbollit shkodran. Po ashtu, kemi larguar tre lojtare amerikane qe ndoshta nuk kane qene te vlefshem per ekipin.

Une do te vazhdoj ta mbeshtes ekipin e basketbollit si sponsor, nderkohe qe kemi disa emra te medhenj te basketbollit shkodran qe jane duke dhene kontributin e tyre ne kete periudhe per ta mbajte gjalle kete sport ne Shkoder”.

Ndërkohë, një tjetër Alban përflitet se do të vijë në krye të basketbollit shkodran. Madje, burime të ShkodraWeb bëjnë me dije se pikërisht sot, Xhaferi dhe Alban Balaj do të shkojnë në gjykatë për të bërë ndryshimet e duhura në dokumentacionit ligjor.