Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Do ta lë me shkrim edhe për s’vdekmi jo”, Rama batuta me banorët në rrugën e Komanit për bustin e tij

ShkodraWeb 22 February, 2025
rama inspektim rruga komanit 2025

Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër. Aksi prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht pikënisja e eksplorimit të Alpeve shqiptare për mijëra turistë nga e gjithë bota.

Megjithëse tejet e rëndësishme për funksionin e saj, rruga ishte tërësisht e amortizuar dhe një infrastrukture, përveçse me rrezikshmëri për komunikimin, por edhe jo dinjitoze për turizmin në veri e në të gjithë vendin.

Rikonstruksioni i plotë i saj që realizohet nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare për shkak të operimeve mes dy hidrocentraleve, është njëkohësisht hapi i parë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm në një nga zonat më të bukura të vendit.

Kryeministri, Edi Rama vizitoi sot kantierin e hapur së bashku me Zëvendëskryeministren e Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.

“Është rrugë e ndërtuar në vitin 80, është 31 kilometra. Është rrugë teknologjike e quajmë ne, që lidh dy hidrocentralet dhe situata e sotme sigurisht krijon probleme shumë të mëdha përsa i përket situatës energjetike midis dy hidrocentraleve. Ne kemi emergjenca të ndryshme, kemi lëvizje të stafeve nga një hidrocentral tek tjetri, ndaj kjo është arsyeja pse rruga futet në rikonstruksion dhe futet nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare për arsye të operimeve që kemi në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit. Është një rrugë e amortizuar dhe pas një analize të thellë duke nisur nga viti 2020, por duke pritur edhe shëndoshjen e financave të Korporatës Elektroenergjitike, kemi arritur në rezultatin që kjo rrugë duhet rikonstruktuar.

Sigurisht Korporata Elektroenergjetike shqiptare është një nga komoanitë shqiptare që e ka përgjegjësinë sociale koorporative shumë të zhvilluar dhe aty ku operon nuk merret vetëm me produktin kryesor, pra me prodhimin e energjisë, por sigurisht merr masat edhe për sigurinë e punonjësve edhe për operime më të shpejta, por mbi të gjitha edhe për t’i shërbyer komunitetit. Kështu që kryeministër me ndërtimin e kësaj rruge që është rikonstruksion, por i thellësishëm ne arrijmë që të dorëzojmë një rrugë kualitative për sa i përket aspektit të saj teknik, por i ofrojmë dhe komunitetit një rrugë, e cila do të ndihmojë në rritjen e të gjithë pjesës së turizmit në këtë zonë, duke qenë se vitet e fundit vetë Korporata Elektroenergjetike ka identifikuar se numri i turistëve si në digën e Komanit, ashtu dhe në të gjtihë liqenin është shumë i lartë. Me përmbylljen e këtij rikontruksioni prej 31 km të rrugës do të përfitojë gjithë komuniteti.”, shpjegoi Zv/Kryeministrja Balluku.

Nga ana tij, Kryeministri Rama tha se rruga e re do ti japë një hov të ri turizmit të zonës. “Kjo rruga që e kishit merak, do të bëhet dhe do t’i japë shumë siguri dhe shumë qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet këtu nga dy strukturat e hidrocentraleve, por do t’i japë dhe shumë hov turizmit. Ne çfarë themi e bëjmë, por problemi është se duhet durim. Jo të gjitha bëhen menjeherë, por tani kësaj i erdhi radha dhe do ta bëjmë dhe rëndësi ka ta bëjmë shkëlqyeshëm.” – u shpreh ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “40% duan të emigrojnë”, spiralja e largimit të mjekëve, çfarë po i shtyn “bluzat e bardha” të ikin jashtë
Artikull pasardhës: VIDEO – Pas konfliktit, u kthye në lokal me kallash për të vrarë pronarin, policia e Shkodrës arreston 54- vjeçarin

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.