
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Këtë mbrëmje, ai është rishfaqur sërish duke komentuar zhvillimin më të fundit politik në vend, krijimin e koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia Demokratike.
“Tre ditë ika unë nga Shqipëria dhe aty u bë nami. Doktori ka bërë super koalicion aq të madh sa do derdhet rrugës dhe do shkasin të gjithë një e nga një… Pa humbur kohë po ua prezantoj ballistë e zogistë e materialistë pa përjashtim!”, shkruan Luca si koment për videon e shpërndarë, të cilën mund ta ndiqni më poshtë të plotë.