Kryeministri Edi Rama tha se do të jetë në politikë deri në vitin 2025.
“Këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj flasim”, iu tha ai gazetarëve në konferencën për shtyp, pasi u pyet për idenë e legalizimit të kānābisit.
“Nuk heq dorë nga ajo ide, do e bëjmë kur të jetë gati”, tha Rama.
I pyetur nëse do të legalizohet kānābisi në këtë legjislacion, Rama tha:
“Legjislacioni s’ka mbaruar akoma, do jetë gati kur të jetë gati e njësoj si amnistia fiskale është e lidhur me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare mos u nxitoni, këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj 2025 -2029 flasim, flisni ju se unë, po flasim flasim”.
“Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do privatizohet? (qesh) Po është e vërtetë, është një paketë privatizimesh, Kryeministria, TKOB, Galeria e Arteve, godina e Universitetit dhe Korpusi Gjyqësor më duket do privatizohen do bëhen kazino”, e mbylli Rama përgjigjen e tij me ironi për pyetjen e fundit nga gazetarja.