Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Do përpiqemi ti shkaktojmë humbjen e radhës Egnatias”, Brdariç: Nuk nënvlerësojmë asnjë ekip…

ShkodraWeb 20 January, 2022
brdaric para egnatias 2022

Vllaznia do të luajë sfidën e rradhës ditën e nesërme ndaj Egnatias, duke filluar nga ora 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri Thomas Brdariç tregon diçka më tepër rreth gjendjes dhe atmosferës së ekipit në prag të kësaj përballjeje.

Tekniku gjermano-kroat shprehet i bindur se skuadra do marrë një fitore nesër, teksa thekson se përveç Latifit, e gjithë pjesa tjetër e grupit është e gatshme.

“E kemi kaluar ndeshjen e fundit dhe jemi të fortë në mendjet tona se do të vazhdojmë me të njëjtin intensitet si në ndeshjen e fundit, dhe do të na shpërblehet puna që po bëjmë në stërvitje. Ne punojmë në mënyra të ndryshme, sepse ne nuk është se shikojmë gjithmonë rezultatin. Ne punojmë në kushte të vështira, por gjithsesi mendoj se jemi kompetitivë dhe do të jemi në marshin e fundit nesër në mënyrë që të marrim rezultat pozitiv.

Kemi deri nesër kohë për të zgjedhur se kush do të jetë në 11-shen titullare, duke marrë parasysh mungesën e Latifit. Mendoj se do të kemi 11 lojtarë, plus disa të tjerë, sepse ne nuk kemi nevojë vetëm për 11 lojtarë, por edhe ata që do të hyjnë nga stoli ose edhe ata që nuk do të hyjnë fare. Do të kemi nevojë për mbështetjen e ekipit, sepse kjo është një punë e përbashkët dhe mendoj që ne mund ta mundim Egnatian nesër”,-thotë Brdariç.

I pyetur edhe për mungesën e golit, trajneri 46-vjeçar shprehet se është një çmenduri që nuk arritën të shënonin ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, por thekson se kanë punuar gjatë javës në stërvitje në këtë aspekt.

“Eshtë çmenduri që nuk arritëm dot të shënonim ndaj Tiranës, por ne jemi stërvitur gjatë kësaj jave, jemi përqëndruar për këtë problem dhe shpresojmë që nesër do ta zgjidhim dhe gjërat do të jenë më ndryshe. Duhet të fokusohemi në gjëra themelore.

Ne nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, qofshin të parët e renditjes, qofshin ato në zonën e ftohtë, pra ato që mund të jenë gati duke rënë nga kategoria. Ne do të japim maksimumin gjithmonë ndaj çdo kundërshtari dhe më pas dua që të përqëndrohemi tek ndeshja e nesërme në mënyrë që t’i shkaktojmë Egnatias humbjen e rradhës”,-shprehet ai.

Brdariç flet edhe për tifozët, teksa i falënderon për atmosferën që krijuan në ndeshjen ndaj Tiranës, ndërsa kërkon që edhe nesër ndaj Egnatias, tifozëria të jetë e shumtë në numër.

“Më pëlqyen tifozët dhe mbështetja që ata na dhanë ndaj Tiranës, i falënderoj shumë ata për këtë gjë, por gjithsesi duam të përqëndrohemi tek ndeshja e nesërme dhe duam që ata të jenë aty në stadiumin tonë, sepse ne mendoj që zhvillojmë një futboll të bukur, argëtues dhe ata ndoshta duhet të vijnë ta shijojnë këtë gjë. Do kisha dëshirë që ata të ishin të shumtë në numër nesër ndaj Egnatias”.

I pyetur edhe për “çështjen” Da Silva, tekniku gjerman preferon të përgjigjet shkurt, duke thënë se fantazisti do të jetë i gatshëm nesër.

“Po, për ndeshjen e nesërme Da Silva është i gatshëm”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllazinsë, Thomas Brdariç. /Nga Maringlen ZHIVANI/


ShkodraWebCheck

Post navigation

Previous: SKANDALI – U vra nga bashkëshorti në gusht 2017, KPK mbyll procesin e vetting- ut për gjyqtaren shkodrane me 13 janar 2022?!
Next: VIDEO – “Mundësi e mirë për të marrë fitoren dhe 3 pikët”, gardiani i portës së Vllaznisë Zogoviç flet para sfidës me Egnatian

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.