VIDEO – “Do duhet të presim vendimin”, kryebashkiakja Voltana Ademi flet për mediat pas seancës në Gjykatën Kushtetuese

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dha një prononcim për mediat në përfundim të seancës së Gjykatës Kushtetuese.

E pyetur nëse do të jetë kandidate për bashkinë e Shkodrës nëse përsëriten sërish zgjedhjet, Ademi u shpreh: “Do duhet të presim vendimin e Kushtetueses, pastaj do pasohet me procese që janë të institucioneve, nëse do ketë zgjedhje. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”.


Ndërkohë, avokati Jordan Daci, i cili është përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive i ka qëndruar të njëjtave pretendimeve që ka ngritur edhe më herët. Shoqata kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe përsëritjen e tyre. Gjatë një prononcim për mediat, ai tha se të gjitha palët nuk do të dalin të humbura dhe se do të fitonte demokracia.

“Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin. Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon.

Në 28 e mohon. Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është gjykata kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë. Në Republikën e Shqipërisë opinioni i referohet tre pyetjeve ndërsa komisioni ka 30 pyetje të tjera. Komisioni thotë që Gjykata ka vendime kushtetuese, mund të merret me legjislacionin zgjedhor. Ne mendojmë që ka kompetencë dhe Gjykata Kushtetuese do e gjykojë.”, tha Daci në një prononcim per mediat.