Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, shoqëruar nga kryebashkiaku Rakip Suli ka takuar familjen tetë anëtarëshe të Esat Lleshit, në Kamzë. Familja Lleshi humbi shtëpinë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata janë akomoduar në një shtëpi me qira të paguar nga shteti, deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar.
Teksa ka folur me familjarët, kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat edhe me fëmijët e shtëpisë, njërit prej të cilëve I pëlqen piktura. Rama e ka këshilluar që të mos heqë dorë nga piktura se sido që të jetë puna nevoja për bojaxhinj është gjithmon.
Banori: I pëlqen piktura (fëmijës).
Edi Rama: Mos e ndaj pikturën. Do bëhesh bojaxhi si puna ime. E ke një zanat në xhep, sido që të vijë puna gjithmon ka nevojë për bojaxhi. Se gjithmonë duhet bojaxhiu.
Ndërsa do largoheshin nga shtëpia zonja e familjes ka dashur ti japë kryeministri një ëmbëlsirë, por që nuk është pranuar nga ky i fundit me pretendimin se është i ëmbël vetë dhe ka marrë një protokalle.
Porosia e fundit kur dolia nga shtëpia ishte për fëmijën që pëlqentë pikturën, ku i thotë: “Mos harro. Të gjithë këto shtëpi që do bëhen kanë nevojë për bojaxhi”.