
Spektakli i orëve të fundit të Karnavaleve të Shkodrës nisi që të shtunën në darkë me paradën unike të karrove dhe dritave. Nën tingujt e muzikës dhe gjallërisë së krijuar, ajo “pushtoi” rrugët e kryeqendrës së veriut.
Kjo e diel shënoi fundin e Karnavaleve teksa qindra qytetarë ndoqën nga afër paradën e Karvanit në rrugët kryesore të qytetit.
Me ritin tradicional të diegies së dordolecit, simbol i së keqes dhe fenomeneve negative të shoqërisë, u mbyll edhe ky vit i karnavaleve në Shkodër.
Koncertet në shesh, maskat shumëngjyrëshe, video mapping ishin disa nga elementët që karakterizuan këtë festë tradicionale të Shkodrës.