VIDEO – “Djali ka ardhur i nxirë në shtëpi”, një prind denoncon rrahje masive në ndeshjen Vllaznia- Djelmia për U- 17

Një ngjarje e pahijshme duket se ka ndodhur pardje në një ndeshje të moshave në futboll. Kjo është mësuar pas një video që është dërguar në redaksinë e ShkodraWeb përmes numrit të Whatsapp +355 67 300 2070. Nga një numër celulari nga Italia, ka ardhur një video që mund ta shikoni më poshtë.

Ndërkohë, janë dhënë edhe disa sqarime lidhur me atë çfarë kjo video duhet të dokumentojë. “Jetoj në Itali, djali luan në Shkoder. Dje ka ndodh ngjarje e shëmtuar tek Kompleksi Zmijani. Vllaznia – Djelmnia u17. Janë duke fshehur materialet. Ju lutem merrni info djali ka ardhur i nxirë në shtepi. Rrahje masive me lojtarët”, është teksti që shoqëronte videon.


Sigurisht, sqarimi i kësaj ngjarje është detyrim i dy klubeve por edhe strukturave të FSHF- së në Shkodër. Në fakt, nuk kanë qenë të pakta rastet, kur sidomos në kampionatet e moshave, ka patur incidente që kanë njollosur sportin e bukur e popullor të futbollit. Është momenti që këto incidente të marrin fund, pasi po i japim shembullin më të keq të mundshëm të rinjve, të cilët mbase një ditë do të jenë siç është sot Armando Broja. /ShkodraWeb/