VIDEO – “Dita ndërkombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë”, aktivitet sensibilizues në Bashkinë Shkodër

13 Tetori është “Dita ndërkombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë”, një ditë së cilës i kushtohet tepër rëndësi, veçanërisht nga shtetet anëtare të OKB.

Është e rëndësishme që banorët të sensibilizohen, të informohen për rreziqet nga fatkeqësitë. Kjo, duke filluar nga shkollat me nxënësit, por edhe me komunitete që tashmë po preken periodikisht nga fenomeni i fatkeqësive natyrore.

Fryma e vullnetarizmit, ndihma e të gjithëve në raste fatkeqësish, është mjaft e rëndësishme dhe duhet stimuluar.

Por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që strukturat shtetërore, të marrin përgjegjësitë ligjore, të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për minimizimin e pasojave që mund të vijnë nga fatkeqësitë natyrore.

Open

Close