
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Shoqatën e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë organizoi për të 10- in vit radhazi, Panairin e Artizanatit dhe Zejeve në Ditën Ndërkombëtare të Artizanatit.
Artizanë nga Shkodra, Malësia e Madhe, Lezha, Puka, Tirana, Mirdita, Saranda, Gjirokastra etj., ekspozuan punime nga zeje të ndryshme si: filigran argjendi, punime artistike druri, punime pirografi, punime në tezgjah, punime guri dhe punime të tjera kreative.
Bashkia Shkodër do të vazhdojë të mbështesë këtë sektor për ripërtëritjen e traditës së artizanatit dhe nxitjen e të rinjve për të ushtruar zejet dhe zanatet në prodhimin e produkteve cilësore dhe konkurruese, zhvillimin e turizmit dhe si një mundësi reale për rritjen ekonomike dhe krijimin e mundësive të punësimit.