Në Lezhë edhe sot situata vijon të jetë e njëjtë. Qytetarët po binden se mënyra më e mirë për t’i bërë ballë kësaj beteje ndaj virusit është të qëndrojnë në shtëpi. Pamjet nga droni në qytet, tregojnë një ditë vere të bukur me diell por pa njerëz për ta shijuar. Të vetmet mjete në rrugë janë ato të policisë, ambulancat apo ato të dyqaneve ushqimore.
Lezha deri tani nuk ka shënuar asnjë rast më të prekur, ndërkohë që testimet janë bërë për 6 persona dhe kanë rezultuar negativ. /BW/