
Presidenti Bajram Begaj është në Shkodër për një tur takimesh dhe aktivitetesh ku do të jetë i pranishëm. Turi ka nisur nga Bashkia e Shkodrës, ku është takuar me kryebashkiakun Benet Beci.
Në vijim, Begaj ka marrë pjesë në një simpozium në kuadër të “Ditës së Alfabetit”, ku përfaqësuesit e Shkodrës Fishta, Mjeda, Gurakuqi etj., patën ndikim të madh që të zgjidhej alfabeti që kemi edhe sot.
Më pas, begaj ka zhvilluar vizita edhe në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, Muzeun “Vendi i Dëshmisë e Kujtesës” si dhe në qendrën rinore “Atelie”.




