VIDEO – Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Bashkia Shkodër aktivitet sensibilizues në Muriqan…

30 korriku është “Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”. Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në kuadër të kësaj dite, bashkia Shkodër në bashkëpunim me institucionet publike dhe organizatat partnere, organizojnë këtë aktivitet ndërgjegjësues me qëllim sensibilizimin ndaj fenomenit të trafikimit.


Sot jemi pranë pikës kufitare të Muriqanit në Shkodër për të shpërndarë fletëpalosje ndërgjegjësuese dhe mesazhe sensibilizuese për viktimat e trafikimit. Simboli i kësaj dite është ”Zemra Blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen duke na kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.

Ky aktivitet i bashkohet fushatës ndërgjegjësuese “Mos dhuro para, dhuro kujdes”. Të dhurosh para fëmijëve në situatë rruge, nxitë dhe kushtëzon qëndrimin e tyre në rrugë prandaj ndihma jote ekonomike apo edhe vullnetare duhet të shkoj drejt intitucioneve që ofrojnë shërbime për fëmijët, shkollave, institucioneve fetare, organizatave të shoqërisë civile, etj.

Fuqizimi i fëmijëve me anë të kujdesit nëpër qendra dhe institucione ndikon drejtperdrejt edhe në konsolidimin dhe integrimin efektiv të familjeve të tyre në shoqëri. Prandaj është e nevojshme më shumë se kurrë që të mos dhurojmë para por të DHUROJMË KUJDES. /Publikuar në Facebook nga Bashkia Shkodër/