
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të Ministres së Brendshme, Olta Xhaçka , se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të FA-ve.
Nga Vlora, Basha thotë se dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetues dhe një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit. Ai shton më tej se sipas tij, Rama do ta sjellë vendin në kushtet e një grushti të vërtetë shteti, ndërsa thekson se përgjegjësi i vetëm për ngjarjen e ndodhur, sipas tij është kryeministri.
“Në fund të një takimi plot energji në Vlorë, dua t’i kujtoj shqiptarëve se njeriu që solli krimin në Qeveri e parlament dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe Policinë shqiptare, është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas. Ndaj ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake, në mënyrë antikushtetuese, të jashtëligjshme, është një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit.
Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi Ramës dhe kompanisë koncensionare nuk do mbuloj përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të tij. Tani do ta sjellë vendin në kushtet e një grushti të vërtetë shteti për të dislokuar trupat tani që policia ka dështuar të kontrollojë sigurinë e rendin. Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo nuk është largimi i koncensionarit e policisë, por largimi i shkaktarit të kësaj ngjarje, Edi Ramës dhe bandës së tij në pushet.”, tha Basha.
Shqiperia eshte e tronditur nga tritoli, vrasjet dhe grabitjet. E vetmja zgjidhje ne kete situate ku ndodhet vendi eshte largimi i shkaktarit te kesaj gjendjeje, EDI RAMA! Ne #13Prill bashkohemi per te vazhduar betejen per Shqiperine si Europa. #ShqiperiasiEuropa #13Prill
Pubblicato da Lulzim Basha su Mercoledì 10 aprile 2019