Drejtuesi politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës Helidon Bushati, vijon takimet me kategori të ndryshme sociale. Ai është takuar me fermerë të zonës së Kosmaçit në Vau Dejës, ku është njohur nga afër me problemet me të cilat ato përballen. Lidhur me këto takime, Bushati shkruan në faqen e tij zyrtare në FB:
“Një pjesë nga takimet me fermerë të Kosmaçës. Produktet po u kalben, qeveria në ikje ka 8 vite që i diskriminon nga subvencionet dhe çmimi i lartë i naftës kanë sjellur falimentin e këtij sektori.
Kriza nga kjo qeveri ka zgjidhje. Programi i Partisë Demokratike do t’i japi fshatit vëmendjen e merituar. Me qeverisjen e Partisë Demokratike, rikthejmë bujqësinë në prioritet kombëtar.”.