
Kapiteni Gurishta thotë se është lënë pas krahëve humbja me Tiranën dhe po përqendrohemi tek ndeshja e neserme. Në daljen e tij para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Teutën në Shkodër, Gurishta shfaqet i vendosur në arritjen e një rezultati pozitiv përballë ekipit të drejtuar nga Shkodrani Edi Martini.
Pavarësisht kësaj, ai thotë se rezultati i kësaj ndeshje nuk ndikon direkt në objektivat e Vllaznisë. Ai thotë se janë edhe 6 ndeshje, 6 ‘finale’ deri në fund të Superligës. Ne nuk kemi presion, shton kapiteni kuqeblu, i cili thotë se e dimë si ta mundim Teutën.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!