
Një supermarket i njohur në zonën e Bushatit në bashkinë Vau Dejës, është shkrumbuar nga flakët. Pjesë e një zinxhiri të njohur supermarketesh, ai u hap para disa muajve. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka dhënë versionin e parë për shkaqet e zjarrit.
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një subjekt tregtar “supermarket”. Nga zjarri nuk ka pasur shtetas të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.




