
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar, teksa një televizion ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes. Bëhet fjalë për televizionin ‘Zjarr Tv’, i cili është dhunuar dhe grabitur nga dy persona ende të paidentifikuar.
Videoja e grabitjes është publikuar në faqen e ‘Zjarr Tv’, ku shihen qartë grabitësit, të cilët futen brenda dhe godasin me këmbë pajisjet. Nuk dihet ende asnjë detaj mbi këtë ngjarje, ndërsa kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e grabitësve, të cilët shfaqen me maska në video.
Nuk ka ende një sqarim mbi ngjarjen nga policia dhe prokuroria, por pritet që të hidhet dritë mbi të vërtetën. “Zjarr TV” eshte nje media ndryshe, shpesh kritike me qeverine dhe kryeministrin Rama, me pronar shkodranin Ismet Drishti.