VIDEO – Dhimbje përtej njerëzores, 4 antarë të një familje përcillen në ‘banesën e fundit’, viktima të aksidentit…

Pamje që prekin zemrat! Ka nisur ceremonia mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident në autostradën Levan – Vlorë

Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kushi shihet se 4 makina funerali, me arkëmortet e çiftit Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, do të nisen drejt varrezave të Patosit, ku do të prehen trupat e tyre.

Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë familjarët e vik..timave, ku shumica e tyre udhëtoi që dje nga Greqia drejt Patosit pasi morën lajmin e kobshëm

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.