VIDEO – Dhimbje e papërshkrueshme në familjen që humbi tre pjestarë, 22 vjeçarja në shtator do të kurorëzonte…

22- vjeçarja Rudina Tola, e cila humbi jetën në banesë me nënën dhe vëllain, ishte e fejuar, dhe më 5 shtator, do të kurorëzonte dashurinë në martesë. Ky është detaji tragjik që raportohet për vajzën e familjes Tola që u shua me nënën, Rajmondën, dhe vëllain F., 14 vjeç, mbi dyshimet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit të një bombole.


Ndërkohë, tragjedisë i shpëtoi vajza tjetër e familjes, M. Tola, 16-vjeçare, e cila ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë.