Ndërsa ka startuar tashmë sezoni veror i turizmit, përveç atraksioneve të detit e liqenit, Shkodra ofron edhe malin. E sigurisht, kryerjala e turizmit malor, jo vetëm në Shkodër e në Veri por edhe më gjërë është Thethi.
Pikërisht, me një video- kartolinë nga Thethi, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zgjedhur të urojë “mirëmëngjes”.
“Mirëmëngjes! Thethi – destinacioni i preferuar i vizitorëve vendas dhe të huaj, në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare.”, shkruan qytetari i parë i Shkodrës Benet Beci në publikimin e tij.
