
Vetëm në fund të konferencës për shtyp dhe pas pyetjes së gazetarëve, trajneri i Vllaznisë Brdariç ka thënë se ne duam të fitojmë dhe shkojmë për tre pikë në Korçë. Përpara ndeshjes me Skenfderbeun, timonieri kuqeblu është treguar mjaft i ekuilibruar në deklarata.
Qato do të mungojë në Korçë, ka thënë Brdaric, teksa ka kujtuar se mungesat po i vuanim disa javë më përpara. Nuk kishim gjithë ekipin të gatshëm. Por kemi shumë lojtarë që kanë dëshirë të luajnë. Duhet të besojmë në çdo moment se ne mund ta fitojmë ndeshjen.
Lidhur me bllokimin e merkatos së Vllaznisë nga FIFA, ai ka thënë se jemi duke diskutuar disa çështje por i përkasin një niveli tjetër. Akoma nuk është e qartë se çfarë është duke ndodhur. Shpresojmë që të mund ta zgjidhim sa më shpejt.
Në lidhje me dështimin e afrimit të brazilianit Da Silva, Brdaric ka qenë i qartë. Duhet të pyesni vetë Da Silvën se çfarë ndodhi. Është i vetmi që mund të pyesni çfarë shkoi keq. Mirëpresim lojtarë që mund të vijnë, që mund të bëjnë diferencën në fushë. Në rastin konkret, duhet të pyesni atë, ka shtuar ai.