Regjisori dhe moderatori i mirënjohur Ismet Drishti, i ka bërë një kamera të fshehtë me deputetit e Partisë Socialiste Musa Ulqini, me origjinë nga Ana e Malit në Shkodër.
Drishti, pronar edhe i “Zjarr TV”, ka luajtur rolin e një mjeku, duke i thënë deputetit Ulqini se duhet të bëje test- tamponin për virusin. Pas një bisede në telefon, Drishti i veshur dhe maskuar si mjek, lë takim me Musa Ulqinin në një vend të njohur në Tiranë.
Pasi takimi lihet në orën 17.00 pasdite, Musa Ulqini paraqitet ekzakt në orarin e caktuar.
Ismet Drishti dhe një bashkëpunëtor, të maskuar si mjekë i thonë deputetit se duhet të bëjë testin e korona virusit. Ulqini bën testin, por duket se është testim “krejt ndryshe”.
Musa Ulqinit i jepet një lëpirësë dhe i thuhet që të provojë nëse ajo ka shije. Për më tepër shikoni kamerën e fshehtë të realizuar me deputetin socialist Ulqini.