Ashtu siç ndodh në të gjitha protestat, demokratët shkodranë janë nisur edhe sot nga sheshi para Teatrit “Migjeni”. Ata do ti bashkohen protestës që do të mbahet në Milot, ku të paktën për një orë është parashikuar bllokimi i qarkullimit në aksin kombëtar Milot- Lezhë. Të organizuar, me autobusët e vënë në dispozicion nga dega e PD-së Shkodër, ata janë nisur pët t’iu bashkuar demokratëve lezhjanë por edhe të tjerëve nga Veriu. Është mësuar se bashkë me ta, do të jetë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ndërkohë, para nisjes, kryetari i degës shkodrane Xhevdet Amuli ka dhënë një intervistë për mediat që mund të ndiqni më poshtë.