
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka nisur “fushatën” e tij elektorale, ashtu siç kishte premtuar një ditë më parë, ku promovoi përmes një video kryeministrin Edi Rama.
Ai ka zgjedhur ta nisë “fushatën” e tij me punonjësit e kompanisë së tij, pjesa dërrmuese e të cilave janë gra. Ai ka improvizuar një miting elektoral, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë rreth 20 minuta.
“Miqtë e mi, dëgjojeni deri në fund këtë thirrje të shpirtit, pastaj shani!”, shkruan biznesmeni Gjergj Luca në rrjetet e tij sociale, ku ka shpërndarë edhe videon e fjalimit të tij para punonjëseve të kompanisë Rozafa Fish.