
Ujësjellës Kanalizime Shkodër njofton se, si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në Stacionin e Pompimit nr. 1 në Dobraç, është shkaktuar ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në një pjesë të qytetit të Shkodrës.
Ekipet teknike të OSHEE dhe OST, në bashkëpunim të ngushtë me ujësjellësin, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.
Ujësjellës Kanalizime Shkodër kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i siguron se situata po trajtohet me prioritet maksimal.




