Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Debati i parë për Shkodrën në media kombëtare, mungon kandidati i PD- së zyrtare, pas 30 minutave largohet kandidatja e PS- së

ShkodraWeb 11 February, 2022
spahia dekalog 10 shkurt 2022 a

Mbrëmjen e të enjtes ësht zhvilluar në media kombëtare debati i parë për zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë në Shkodër. Në RTSH24, emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, kanë qenë të pranishëm përmes Skype kandidatja e PS- së Majlinda Angoni dhe kandidati i “Shtëpia e Lirisë” Bardh Spahia. Ra në sy mungesa e kandidatit të PD- së zyrtare Xhemal Bushati.

Në studio përveç moderatorit Qafoku ishte i pranishëm korrespondenti i EuroNews për Shkodrën Dori Gjerga, Qamil Xhani, ndërsa me Skype nga Shkodra gazetari Simon Shkreli. Debati dhe pyetjet e gazetarëve janë perqendruar më së humti në aspektin politik të garës elektorale për Shkodrën por nuk kanë munguar as pyetjet konkrete të gazetarëve shkodranë për administrimin e Bashkisë Shkodër për dy kandidatët Angoni dhe Spahia.

Pas rreth 30 minutave, nga lidhja direkte është larguar kandidatja PS- së Majlinda Angoni, për shkak të agjendës, siç e deklaroi vetë ajo. Në vazhdim, për më shumë se një orë, kandidati Bardh Spahia i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke shpalosur platformën e tij për administrimin e Bashkisë së Shkodrës pas 6 marsit.

Daljet dhe debatet televizive, sherbejnë që qytetarët e Bashkisë së Shkodrës, të njohin e të kuptojnë më mirë kandidatët dhe vizionet e tyre për pozicionin shumë të rëndësishëm për të cilin konkurrojnë, në rastin konkret, për kryebashkiak të kryeqendrës së Veriut.

Do të ishte mirë që të tre kandidatët, Angoni, Spahia dhe Bushati, të përballeshin në një debat publik mes tyre, në një studio televizive kombëtare apo edhe në mediat lokale të Shkodrës. Kjo do të ndihmonte mjaft edhe qartësimin e ideve të shkodranëve, se kush e meriton votën e tyre me 6 mars 2022.

Në shumë vende të zhvilluara, si në SHBA apo Europë, debatet televizive mes kandidatëve për pozicione të ndryshme shtetërore e publike, janë një rregulle i detyrueshëm, edhe pse i pa shkruar me ligj apo kushtetutën e shtetit përkatës.

Në Shqipëri, jo radhë ka ndodhur që kandidatët nuk kanë pranuar debatet me rivalët ose janë larguar nga debatet. Është koha që debatet politike mes kandidatëve të ndryshëm në të gjitha nivelet e pozicioneve qendrore, të kthehen në rregull. Nëse kjo ptraktikë do të niste nga Shkodra, do ti shtonte të tjera vlera demokratike qytetit. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: VIDEO+EMRI – I shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, RENEA arreston 39 vjeçarin…
Next: MINUTA E FUNDIT – Ekzekutimi i Azem Hajdarit në 1998- ën, Izet Haxhija dënohet me 21 vite burg…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.