
Kjo e hënë ka shënuar lirimin e hapësirës përpara shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, një zonë që prej rreth 30 vitesh ishte e zënë nga ndërtime dhe pengesa që kufizonin funksionimin normal të mjedisit shkollor.
Gjatë ditës së sotme u ndërmor aksioni për largimin e objektit të vendosur përpara godinës së shkollës, duke i kthyer kështu komunitetit një hapësirë të rëndësishme publike dhe duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë për nxënësit dhe banorët e zonës.
Aksioni u ndoq nga afër nga kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili deklaroi se puna për lirimin e hapësirave publike në funksion të shkollave dhe ambienteve mes pallateve nuk do të ndalet në asnjë moment, si pjesë e angazhimit për një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për komunitetin.
Shkolla “Ndre Mjeda” ka kaluar një transformim të plotë falë investimit të qeverisë shqiptare, duke ofruar tashmë kushte moderne për zhvillimin e procesit mësimor. Ndërhyrja jo vetëm i ka dhënë një pamje të re institucionit arsimor,




