Ditën e sotme, ish- kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e tij të “Foltores” në Gjirokastër. Gazetari i njohur Çip Peka ka qenë në rolin e komentatorit në studion e Syri TV jo vetëm të këtij takimi, por edhe turit të Berishë në përgjithësi. Në një moment të bisedës, Peka i është rikthyer edhe takimit të Berishës në Shkodër, duke përcjellë edhe një detaj, gjithmonë sipas informaciove të tij.
“Katër personave në Shkodër iu ka premtuar momentalisht për kryetar bashkie, vetëm të mos shkonin në takimin e zotit Berisha. Ktër persona ka gënjyer. Dhe kur i pyes këta të katër “A ju ka thënë Basha se mbi 80% e bazës janë me Sali Berishën, po”, “A mund të fitoni ju Bashkinë e Shkodrës nëse nuk keni mbështetjen e Berishës, jo”, atëherë çfarë po ju ofron Basha?
E para, është një vend nuk janë katër. E dyta, edhe në qoftë se ju vë kandidatë, si do të fitoni pa këta mbështetës, si do të fitoni pa bazën?! Nregjnë supet. Pra ky njeri, po mundohet të shantazhojë dhe menipulojë vetëm tek ajo pjesë, tek dy shtresa: Shtresa e tulatur që nuk kanë nerv opozitar, nuk janë të majtë sigurisht, dhe tek shtresa që janë ofruar për të pritur ndonjë funksion ose post.”, ka thënë gazetari Çim Peka. /ShkodraWeb/