VIDEO – Çfarë po ndodh me projektin e hyrjes së Shkodrës dhe parkun e madh, flet kryebashkiakja Ademi…

Projekti i hyrjes së qytetit dhe i parkut të madh të Shkodrës, është në fokus të interesit të qytetarëve, por edhe mediave. Anulimi i procedurave të tenderit, që i hapte rrugë nisjes së punës në një projekt shumë të mirë dhe të domosdoshëm për qytetin, ishte një veprim i papritur.


Deri më sot akoma nuk ka një informacion në lidhje me vijimësinë e projektit. Bashkia Shkodër ka kërkuar që projekti i Lotit II të ByPass- it, të integrohet me projektin e parkut në hyrje të qytetit, me Pedonalen tek Moloja, duke ruajtur mjedisin dhe destinacionin e përdorimit.

Projekti që zbatohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili parashikon një ngritje të nivelit të ByPass- it rreth 2 metër mbi nivelin e Pedonales ekzistuese, fsheh një nga pjesët më të bukura të qytetit dhe nuk i shërben mbrojtjes së mjedisit. Madje e dëmton atë.

Është e domosdoshme që të ketë një shqyrtim teknik sa më të shpejtë, me synim përmirësimin e ambjentit në atë zonë, përfundimin e Lotit të dytë të Bypassit dhe ndërtimin e parkut në hyrje të qytetit. Ky proces kërkon që të merren në konsideratë kërkesat e qytetarëve të Shkodrës, frekuentues të kësaj zone të qytetit, specialistët e teknicienët.

ShkodraWeb Channel