
Ditën e sotme në Shkodër, është zhvilluar protesta e dytë në përkujtim të Klodian Rasha, 25 vjeçarit të ekzekutuar nga policia tre ditë më parë. E thirrur dhe e organizuar përmes rrjeteve sociale, protesta e sotme ka patur një pjesëmarrje më të gjërë se e para.
Qytetarë shkodranë, të rinj e të reja, burra, gra, fëmijë dhe familje të tëra, janë mbledhur fillimisht në sheshin “Nënë Tereza”. Disa nga pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta kundër qeverisë, që kërkonin drejtësi për 25 vjeçarin etj.
Nga këtu, duke kaluar në pedonalen kryesore të qytetit, duke hedhur thirrje të ndryshme, janë ndaluar dhe kanë qendruar disa minuta. Disa aktivistë, kanë ngjitur foto të Klodianit por edhe të policisë që dhunon qytetarët në muret e ndërtesës.
Nga aty, në formë rrethore, protesta ka vijuar në rrugën e Poliklinikës, përballë të cilës ndodhet edhe selia e PS-së. Pa mbërritur protestuesit, disa adoloshentë, janë mbledhur para selisë. Fillimisht kanë lëshuar thirrje dhe më pas kanë hedhur disa mjete të forta mbi derën kryesore dhe një dritare.
Shumë pjesëmarrës të protestës, janë përpjekur ti ndalojnë dhe pas disa minutave ia kanë dalë, ndërsa u thzen vetëm disa xhama. Ecja ka vijuar drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku është bërë edhe shpërndarja e protestuesve.
Grupi i adoleshentëve, në dukje që të gjithë nën moshën 18 vjeç, kanë sulmuar disa reklama në shesh, duke u thyer xhamat dhe njërës madje kanë arritur ti vënë edhe flakën. Përësri edhe këtu, pjesëmarrës të protestës u përpoqen ti ndalonin.
Ndërsa pritej që çdo gjë të mbyllej me kaq, grupi i adoleshentëve, me vrap i është rikther përësri itenerarit të parë. Vetëm ndërhyrja e disa qytetarëve të pranishëm bëri që ata të mos sulmonin edhe Bashkinë e Shkodrës, teksa rrugës rrëzuan vazo dekorative dhe shkatërruan disa zbukurime të vendosura për festa në qytet. Pasi kanë prerë me shpejtësi rrugë nga Shatërvani i qytetit, grupi i këtyre të rinjve, duke lëshuar thirrje kundër qeverisë, kryeministrit etj., janë drejtuar përsëri nga selia e PS-së. Ata janë vendosur para saj dhe kanë nisur ta sulmojnë me mjete të forta. Teksa është shpërthyer dera kryesore, ata janë futur brenda dhe kanë nisur të nxjerrin jashtë orendi dhe banera të PS- së. Pasi i kanë hedhur në mes të rrugës, i kanë vënë flakën.
Deri në këto momente, pranë selisë së PS- së, nuk është parë asnjë punonjës policia. Ndërsa flakët dhe tymi janë ngjitur në qiell, u dukën uniformat e para të policisë, një numër i kufizuar që mesa duket prisnin diçka. Nuk kanë vonuar disa minuta dhe janë shfaqur disa furgonë nga ku kanë zbritur trupa speciale të policisë, me veshje specifike për protestat. Menjëherë, gazetarët e kameramanët janë drejtuar për të dokumentuar ngjarjet, ndërsa drejt tyre, në mënyrë të pashpjegueshme, forcat speciale hodhën spray dhe gaz losjellës duke shkaktuar kaos.
Menjëherë, adoleshentët protestues janë larguar dhe kanë zënë vend në afërsi të monumentit të Dëshmorëve të 2 Prillit. Pas pak minutave ka ardhur edhe mjeti zjarrëfikës, i cili fiku zjarrin në mes të rrugës. Adoleshentët kanë qëndruar edhe rreth 1 orë duke lëshuar thirrje, ndërsa përballë tyre qendronin policë me veshtje të zakonshme. Më pas, ata janë shpërndarë.
Nga sa shihet në pamjet e ShkodraWeb Media, ata që dëmtuan selinë e PS-së, jo vetëm nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk komandoheshin nga askush, por ishin që të gjithë të moshave të vogla, madje edhe fëmijë 10 vjeçarë. Ky fakt, konstatohetj edhe nga punonjës e drejtues policie, të cilët pohonin se do të ishte shumë e vështirë të shoqërohej ndonjëri për shkak të moshës. Po ashtu, është e pashpjegueshme ndërhyrja me aq shumë vonesë e policisë, kur në sheshin para selisë së PS- së kishte vetëm disa adoleshentë, të cilët dallohej qartë se nuk kishin ndonjë organizim specifik në atë që bënin. /ShkodraWeb Media/