Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Çfarë do ndodhë me lidershipin e PD- së pas certifikimit nga KQZ të humbjes në zgjedhjet e 11 majit?!

ShkodraWeb 13 May, 2025
sali berisha në dy kohe 2025

Sali Berisha do të jetë kryetar i Partisë Demokratike edhe pak ditë, maksimumi disa javë, deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve të përgjitshme për Kuvendin, të zhvilluara me 11 maj 2025. Kjo nuk është zgjedhje në dorën e Sali Berishës, por është përcaktuar qartësisht, e zeza në të bardhë, në Statutin e Partisë Demokratike, miratuar me 11 dhjetor 2021 në stadiumin “Arena Kombëtare” në mënyrë plebishitare, në kohën e Foltores.

Neni 47, “Kryetari i Partisë”, miratuar për shkak të precedentit “Basha” që nuk largohej edhe pas humbjeve të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, sanksionon qartë në pikën 8 të tij: “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”.

Madje, në një nga takimet në kuadër të Foltores, me 27 mars 2022, Berisha e përsëriti para mbështetësve të tij këtë nen të veçantë të përfshirë në Stautin e PD- së, siç mund ta shikoni edhe në videon më poshtë.

Por a do ta zbatojë Statutin e PD- së Berisha? Në videon më sipër, mund të shikoni edhe përgjigjen e dhënë nga kryedemokrati, ku lë të kuptohet qartë se trë paktën tani për tani, deri sa “të sigurojë votën e lirë për shqiptarët”, nuk do të dorëhiqet nga posti i tij politik. Përtej kësaj, pritet të shpallet zyrtarisht nga KQZ vendimi për zgjedhjet e 11 majit 2025 për të parë reagimin e Berishës, përtej deklaratës së ditës së sotme.

Nëse Berisha nuk vepron duke dhënë dorëheqjen, është detyrë e organeve të tjera të zbatojnë Statutin, duke nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku po sipas Statutit të PD- së, Berishës nuk i lejohet të kandidojë. Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, maksimumi javë për të konstatuar nëse Berisha do ta respektojë nenin, për futjen e të cilit në Statutin e PD- së, ka qenë ndër mbështetësit kryesorë publikë. Dhe neni që cituam më sipër, flet vetëm për shpallje të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, që normalisht bëhet nga KQZ. Nuk flitet askund për njohje apo mosnjohje të zgjedhjeve nga PD.

Post navigation

Previous: ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet…
Next: MINUTA E FUNDIT – Humbja me Egnatian nuk kapërdihet, Vllaznia shkarkon edhe trajnerin Brdariç…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.