
Vepra “Çelësi shqiptar”, vendosur në hyrje të qytetit të Shkodrës, ngjalli për një kohë të gjatë, mjaft reagime. Kishte nga ata që e vlerësuan veprën publike, mëdele të të cilit janë vendosur edhe në qytete të tjera jashtë Shqipërisë.
Sigurisht, nuk munguan as qendrime kontestuese për këtë vepër që tashmë duket se “nuk ia vret syrin” atyre që hyjnë apo dalin nga qyteti i Shkodrës. Autori, Alfred Mirashi Milot, i cili vjen shpesh herë në Shkodër, është takuar me humoristin e njohur popullor, Nexho Shabani. Ky i fundit, në krah të autorit Milot, ka një këndvështrim apo lexim për “Çelësin…” e vendosur në Shkodër. Më poshtë, video që shpjegon gjithçka.