VIDEO – Çekia shumë e fortë për Kombëtaren tonë, supergoli i Cikalleshit nuk mjafton…

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Pragë ndaj Çekisë. Supergoli i Sokol Cikalleshit nga distanca, nuk mjaftoi që Kombëtarja e Rejës të largohej me një rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Shik, Masopus dhe Celutska ishin autorët e golave për çekët, të cilët tashmë e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen te Kampionati Europian, teksa bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.

FT: ÇEKI-SHQIPËRI 3-1

Shik 18′, Masopus 68′, Celutska 89′ / Cikalleshi 42′