Përsëritet skema e zakonshme, ekipet kanm nevojm për pikë dhe ua dhuron Vllaznia. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e jqvës së 15- të të Superligës, ku Bylis i vendit të fundit mori 3 pikë të plota përballë kuqebluve.
Ndeshja u zhvillua në një fushë ku fare mirë mund të mbilleshin edhe patate por në fund i kënaqur nga ajo, doli Bylis. Vllaznia ishte totalisht e lexueshme, pa fantazi por edhe kthjelltësi në veprime.
Vendasit gjetën golin me Malomo në minutën e 10- të me një goditje nga jashtë zone të devijuar dhe rezultati nuk ndryshoi më deri në fund të lojës. Vllaznia mbetet me 25 pikë ndërsa Bylis parakalon Laçin duke u renditur e parafundit.