Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sociale
  • Video News

VIDEO – “Busti i Lekë Dukagjinit do të vendoset”, Bashkia Shkodër reagon për kerkesën e nismëtarëve…

ShkodraWeb 27 February, 2025
lek dukagjini denis lezha 2025

Bashkia Shkodër dëshiron të sqarojë opinionin publik se Kryetari i Bashkisë ka pritur disa herë në takim banorët që kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit, duke shprehur mbështetjen e tij dhe vlerësimin për këtë figurë historike.

Ndërkohë, qyteti i Shkodrës është shndërruar në një mozaik të paorganizuar strukturash përkujtimore, si buste, memoriale dhe emërtime rrugësh, shpesh të vendosura pa një proces të qartë konsultimi. Për këtë arsye, me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë, është ngritur një grup pune për hartimin e një rregulloreje të qartë dhe të drejtë mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve në hapësirat publike të qytetit.

Ky proces bazohet në një metodologji të qartë dhe kritere të mirëpërcaktuara, duke garantuar që çdo bust, monument apo strukturë përkujtimore e re të ketë vlerë historike dhe artistike dhe të përshtatet me kontekstin urban të qytetit.

Pas përfundimit të hartimit të projektvendimit përkatës, grupi i punës e ka paraqitur rregulloren për shqyrtim dhe miratim pranë Këshillit Bashkiak. Këshilli e ka përfshirë atë në rendin e ditës për mbledhjen e datës 6 nëntor 2024. Gjatë diskutimeve në seancë, përfaqësues të opozitës, duke ushtruar të drejtën e tyre ligjore, kanë kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e rregullores dhe kanë propozuar shtyrjen e miratimit për një mbledhje tjetër.

Dokumenti i hartuar nga specialistët e Bashkisë Shkodër ndodhet në sekretarinë e Këshillit Bashkiak dhe është i gatshëm për diskutim dhe miratim, sapo kryesia e Këshillit ta përfshijë atë në rendin e ditës për seancën plenare.

Sapo kjo rregullore të marrë formën e duhur ligjore, çdo kërkesë – përfshirë edhe atë për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit – do të shqyrtohet në përputhje me kriteret dhe procedurat ligjore përkatëse.

Bashkia Shkodër nuk do të lejojë që procesi i vendosjes së strukturave përkujtimore të ndikohet nga presione apo deklarata mediatike. Qyteti nuk mund të shndërrohet në një vend ku buste dhe memoriale vendosen sipas dëshirave individuale apo të grupeve të caktuara. Institucionet dhe organet përkatëse do të ndjekin procedurat ligjore dhe profesionale për të siguruar që vendimet të jenë në interes të qytetit dhe trashëgimisë së tij kulturore.

Ajo që mund të sigurojmë banorët është se busti i Lekë Dukagjinit do të vendoset në Shkodër, duke respektuar ligjin dhe në përputhje me figurat e tjera të shquara të kombit tonë.

Ftojmë të gjithë aktorët e interesuar të respektojnë proceset institucionale dhe të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në ruajtjen e vlerave dhe identitetit të qytetit tonë. Shkodra ka dëshmuar gjithmonë se di të vlerësojë historinë dhe kulturën e saj, duke ruajtur njëherazi dinjitetin dhe estetikën urbane me maturi dhe përgjegjësi. /Deklaratë për mediat, në lidhje me pretendimet e banorëve për vendosjen e bustit të Lek Dukagjinit – Denis Lesha , Drejtor i përgjithshëm, Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTOLAJM – Lulzim Basha takime në SHBA, lideri i Demokratëve Euroatlantikë në Departamentin e Shtetit
Artikull pas: Gjykata e Lartë merr vendimin për masën e sigurisë për ish- presidentin e Republikës Ilir Meta…

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.