
Në një kohë kur fati i tij në Presidencë është “në fije të perit”, Ilir Meta ka sfumuar thirrjet për luftë me sfurqe e prerje dore para 25 prillit, duke i cilësuar thjesht si metafora dhe epitete letrare. Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim apo peng nëse shkarkohet.
“Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Ndaj nuk mërzitem pse jam i pari President që çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën për “Agjitacion-Propagande”. Me vjen për të qeshur që gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet qe kam përdorur”, tha Meta në një intervistë për TV1 Channel në Shkodër me gazetarin Bepin Kolvata.
Pikërisht për këto deklarata të tij, ai u pyet edhe seancën e kaluar në Gjykatën Kushtetuese ku ishin jo 1, por plot 72 pyetje, për të cilat Meta thotë se do i përgjigjet personalisht dhe përpara qytetarëve.
“Për 72 pyetjet që më ka bërë Gjykata Kushtetuese do të jap përgjigje para të gjithë qytetarëve, me transparencë të plotë. E përsëris që kam zero shqetësim për çështjen në Gjykatë.
Ai ka komentuar për herë të parë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa duhet të jetë një president mbi palët e të vlerësojë vendimin e drejtësisë, ai ka zgjedhur që të sulmojë kryeministrin Edi Rama.
“Burgosja e Saimir Tahirit është pjese e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepergjegjesi është Kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta”, tha ndër të tjera Meta.
Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë ka folur për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit ai qëndron pas dënimit të Tahirit, e ndërsa ka zbuluar edhe bisedën e bërë me të dy.
“Burgosja e Saimir Tahirit është pjese e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepergjegjesi është Kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. Nuk më dëgjoi. I kam thënë edhe vete Tahirit që ti nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shume i politizuar, për më tepër që do të keqpërdorin në atë funksion”, tha Meta.




