Si çdo fundjavë më Policinë Rrugore për të sensibilizuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar me shpejtësi brenda normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Prej orës 21.00 të datës 31.01.2020 e deri në orën 01.20, të mëngjesit të datës 01.02.2020, në të dyja kahet e lëvizjes Tiranë -Durrës – Tiranë, ka vijuar kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor.
Si rezultat u evidentuan 8 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 140 km/h deri në 156 km/h, si dhe 15 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese tërheqje të lejes së drejtimit.
Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari ??✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq…
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë. /Njoftim i Policisë së Shtetit/