Raporto TI

VIDEO/ “Bota ime je”! Motra e Mario Majollarit publikon videon prekëse nga dasma…

Motra e të ndjerit Mario Majollari ka prekur zemrat e fansave të saj me një postim në ‘Facebook’ për të vëllain. 28-vjeçari u ekzekutua pak ditë më parë në kryeqytet, ndërsa dhimbja vazhdon të jetë e madhe për familjarët e tij. Motra e tij ka publikuar sot një video në rrjet, ku shfaqet së bashku me Marion në një dasmë, duke kënduar këngën e Artiola Toskës ‘Mirëmëngjes dashni’. Në video, dëgjohet momenti kur motra i thotë të vëllait se ‘bota ime je’, ndërsa shfaqen të lumtur dhe të qeshur pranë njëri-tjetrit.

Mario Majollari u vra pranë banesës së tij në Kinostudio, për hakmarrje, ku autori i krimit dyshohet të jetë shtetasi Kastriot Gjuzi. I ati i viktimës, Avni Majollari, ishte dënuar për vrasjen e dy personave në vitin 2000, njëri prej të cilëve ishte vëllai i Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *