Para pak minutave është njoftuar për një ngjarje që ka ngjallur mjaft panik në Shkodër. Në lagjen Dërgut është dëgjuar një eksplozion në afërsi të banesës që shihet edhe në videon më poshtë. Menjëherë janë afruar banorë të lagjes, ndërsa është njoftuar edhe ambulanca. Është mësuar se zhurma ka ardhur nga eksplozioni i një bombule gazi, prej atyre që konsiderohen të brendshme. Pas ferifikimeve të para, është konstatuar që fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar. /ShkodraWeb/