Mbrëmja e djeshme ka qenë e veçantë për komunitetin shqiptar në tërësi dhe atë shkodran që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një numër i madh i tyre ka qenë i pranishëm në një ndeshje boksi pikerisht ne disiplinen MMA. Në ring është ngjitur një boksier nga Shkodra, Denis Buzukja. Për të ka qenë ndeshja e parë e tij në profesionizëm dhe përballë tij ka qenë sportisti Ryan Castro 26 vjeç nga Patchogue.
Dueli në fakt kishte nisur që një ditë më përpara kur në momentin e peshimit, ka patur një “ngacmim” në mes tyre. Buzukja i ka shtrënguar dorën kundërshtarit por ai nuk ka bërë të njëjtin veprim dhe duket se shkodrani e ka mbajtur mend. Dhe në ndeshje, nuk ka vonuar shumë që ai t’i përgjigjet. Që në raundin e parë, një grusht i fortë në nofullën e Castros e ka hedhur atë përtokë dhe për rrjedhojë Buzukja është shpallur fitues.
Kjo ka qenë ndeshja e tij e parë në profesionizëm. Më përpara ka patur një karrierë shumë të suksesshme si amator me të rinjtë të shoqëruar me 50 fitore dhe pa asnjë humbje. Karriera e tij ne boksin profesionist ka nisur mbare dhe me siguri qe edhe ne te ardhmen, ky sportist do te na dhuroje gjera te bukura dhe te tjera fitore te medha. /Nga Gjergj KOLA/