Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca i përgjigjet kryeministrit Rama, liron hapësirat publike të zëna nga “Rozafa” e tij

ShkodraWeb 6 July, 2025
gjergj luca hapesira publike gjergj luca 2025

Ka diçka të shenjtë në hapësirën publike. Ajo nuk është thjesht një rrugë, një trotuar apo një shesh i zënë. Është fryma e përbashkët e qytetit, vendi ku njerëzit lëvizin, ndalen, përshëndeten, pushon një fëmijë, kalon një nënë, ndjek rrugën një i moshuar. Hapësira publike e përbashkët e përditshmërisë sonë, një territor që nuk u përket individëve, por të gjithëve njëherësh, një pronë shpirtërore, fizike dhe etike.

Pikërisht për këtë arsye, kur një njeri vendos të heqë dorë nga diçka që s’e kishte për vete, ai nuk bën thjesht një akt ligjor, ai bën një akt mirësjelljeje qytetare dhe dinjiteti njerëzor. Dhe këtë e ka bërë së fundmi sipërmarrësi Gjergj Luca, duke u bërë i pari që iu përgjigj thirrjes së qeverisë për lirimin e hapësirave publike, me vendosmërinë dhe vetëdijen që shpesh i mungon edhe institucioneve.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Luca tregon punëtorët që heqin strukturat që më parë zinin një pjesë të hapësirës së përbashkët. Pa bujë, pa viktimizim, pa mllef, por me një fjali që peshon si një akt publik:

“Vendosa t’i përgjigjem me përgjegjësi maksimale kërkesës për lirimin e çdo hapësire që mund të kthehet në shërbim të komunitetit. Për këtë hapësirë kam marrë leje dhe kam paguar taksa për 25 vjet. Siç thotë populli “sheh rrushi rrushin”. E kam bërë i fundit dhe po e heq i pari për të dhënë shembullin tim. Lulet dhe gjelbërimi nuk do mungojnë para Rozafës, por pa penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve. Faleminderit për mirëkuptimin!”

Ky është shembulli që i paraprin fjalës, që parapëlqen dënjësinë e heshtur përkundrejt arrogancës së pronësimit mbi atë që nuk është jotja. Sepse për shumë kohë në Shqipëri, hapësira publike është trajtuar si një tokë e askujt që mund të bëhet tokë e dikujt, sipas forcës, lidhjes apo guximit për të sfiduar ligjin.

Në një prononcim lidhur me nismën për lirimin e hapësirave publike, Gjergj Luca është shprehur me modesti dhe integritet qytetar:

“Edhe pse e kam vendosur i fundit, po e heq i pari. Edhe pse kam qenë gjithmonë korrekt me detyrimet ligjore e administrative, po e jap i pari këtë shembull. Sepse besoj se një sipërmarrje nuk matet vetëm me suksesin që prodhon, por me përgjegjësinë që merr. Rozafa do të vijojë të jetë një hapësirë mikpritëse, me shërbim korrekt dhe me një ambient çlodhës për të gjithë klientët tanë, por pa cenuar të përbashkëtën, pa prekur atë që i përket komunitetit.”

Ky qëndrim nuk është thjesht një akt konformimi, por një gjesti qytetarie që e vë përgjegjësinë përtej interesit personal, duke e afirmuar sipërmarrjen si pjesë të ekuilibrit social e moral të një qyteti që synon të bëhet më i drejtë, më i hapur, më njerëzor.

Ajo që sot po ndodh, me urdhrin e kryeministrit Rama për çlirimin e hapësirave publike në të gjitha qytetet kryesore, nuk është një aksion estetik. Është një përpjekje për të rikthyer rendin natyror të përbashkësisë urbane. Është një përpjekje për të ndalur arrogancën që shtrihet si hijena mbi trotuare, për të ndalur uzurpimin që maskohet si “sukses”, për të bërë që qyteti të jetë qytet i njerëzve dhe jo i interesave.
Në këtë sfond, shembulli i Lucës nuk është vetëm pozitiv, është i domosdoshëm. Sepse shoqëria jonë ka nevojë për modele që nuk vetëm ndërtojnë, por edhe dijnë kur të tërhiqen, kur të hapin rrugë, kur të japin hapësirë të tjerëve. Ne kemi nevojë për një biznes që nuk është vetëm fitimprurës, por edhe qytetformues, që njeh detyrën për të mos marrë më shumë se ç’i takon, dhe për të kthyer diçka pas.

Ky moment është një mundësi historike për qytetet shqiptare. Një mundësi për të bërë paqe me trotuaret. Me rrugicat. Me hyrjet e pallateve. Me vendet ku një fëmijë duhet të vrapojë dhe jo të anashkalojë frigoriferë e barriera hekuri. Një mundësi për të kthyer pronën publike në hapësirë të shpirtit qytetar, dhe jo në zonë të interesit të ngushtë.

Por për ta bërë këtë realitet, nuk mjafton ligji. Duhet frymë. Duhet bindje. Duhet që edhe të tjerët, qoftë biznesmenë, banorë, institucione, të ndjekin shembullin e atij që vendosi të mos mburret me ç’ka zënë, por me ç’ka liruar.

Në fund, çlirimi i hapësirës publike nuk është çështje e shtetit, por e ndërgjegjes sonë kolektive. Dhe kjo ndërgjegje ndërtohet me akte që i kthejnë qytetit dritën, frymëmarrjen dhe njeriun. /Nga Albert VATAJ/

Post navigation

Previous: “Një angazhim i të gjitha institucioneve”, aksioni në Velipojë, Beci: Për t’i dhënë fund zaptimit të hapësirave
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 7 korrik 2025…

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.