
Një ortek ka rënë sot në Qafën e Thorës në Shkodër. Orteku i borës ka shkaktuar edhe bllokim të rrugës.
Autoriteti rrugor shqiptar ka publikuar në faqen e saj pamjet nga situata e krijuar ku po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës.
“Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet”, shkruan ARRSH.
Me ardhjen e dimrit dhe reshjet e borës, ky vend në rrugën e Dukagjinit bllokohet dhe bëhet i pakalueshëm për shumë muaj për banorët e turistët. Mbajtja e hapur e rrugës, është një sipërmarrje e vështirë, megjithë kërkesat e protesta e vazhdueshme të banorëve të zonës.




