Është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta ish-kampioni italian i boksit Christian Daghio, i cili vdiq ditën e djeshme në ring në Tajlandë. 49-vjeçari pësoi goditje të rënda nga kundërshtari në sfidën për titullin kampion në kategorinë e boksit tajlandez Thai, pasi u rrëzua dy herë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ra në koma. Pas disa orësh, zyrtarët konfirmuan vdekjen e 7-herë kampionit të botës. Daghio u largua nga Italia në 2006 për t’u zhvendosur në Tajlandë, aty ku dëshironte të konkuronte në disiplinën e boksit Thai.
Karriera e tij ka qenë e pasur pasi përveç shtatë titujve kampion bote, Daghio grumbulloi një titull kampion Europe dhe 3 medalje bronzi me kombëtaren e Italisë. Në karrierë, ai fitoi 142 ndeshje nga 186.