
Nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, mbi sipërfaqen e liqenit shihen duke lëvizur bicikleta të veçanta që ofrojnë një mënyrë krejt ndryshe për ta shijuar peizazhin. Ky mjet tradicional shkodran është rikthyer me një risi, duke u bërë atraksioni më i ri turistik i qytetit. Ideatori i kësaj risie, Blerti Vejuka, e ka kthyer idenë e tij në realitet falë mbështetjes nga skema e grantit për të rinjtë të Bashkisë Shkodër.
Drejtoresha e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik në Bashkinë Shkodër, Stela Mardusha, thekson se është kënaqësi të shohësh se projektet e mbështetura nga Bashkia arrijnë qëllimin e tyre, duke sjellë ide të reja që e pasurojnë turizmin dhe jetën e qytetit.
Bashkia Shkodër do vijoje mbeshtetjen e të rinjve me ide inovative e biznese të reja, me synim zhvillimin e turizmit, promovimin e territorit dhe krijimin e shërbimeve që i japin më shumë gjallëri komunitetit dhe vizitorëve.




