
Vllaznia do të presë këtë të enjte skuadrën islandeze të Vikingur në stadiumin “Loro Boriçi”, në kuadër të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Ndeshja pritet me interes të lartë nga tifozët shkodranë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
Dy ditë para sfidës, presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, u shfaq optimist për paraqitjen e ekipit. Presidenti Xhaferi ndaloi edhe te largimi i Kevin Dodaj, të cilin e vlerësoi për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Vllaznisë.
Të gjithë sytë e tifozërisë shkodrane tani janë nga përballja e së enjtes, ku Vllaznia do të kërkojë të hedhë një tjetër hap në aventurën europiane.




