
Besimtarët myslimanë në Shkodër, ashtu si në gjithë Shqipërinë dhe në botë, kanë festuar sot Fitër Bajramin. Një nga dy festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë.
Ceremonia, e zhvilluar në xhaminë e Parrucës, është udhëhequr nga myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij, ai ka përcjellë mesazhe të rëndësishme, sidomos për të rinjtë.
Pas ceremonisë zyrtare, Myftinia Shkodër ka hapur dyert për të pritur urimet e komuniteteve të tjera fetare, autoriteteve vendore dhe politikanëve. Festa e Fitër Bajramit vjen në përmbyllje të muajit të Ramazanit.