Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur ne Kuvend lidhur me tentativen per censure ndaj mediave te tjera nga ana e TVSH. Ne deklaraten e tij Berisha ka thene: “Në 27 vite në parlamentin shqiptar, Gëllçi i zi me urdhër të njeriut që ka alergji, tmerr, frikë nga fjala dhe vota e lirë neobllokmeni Edvin Kristaq Rama ka ndërprerë sinjalin të gjitha mediave të tjera në mënyrë që të bllokojë komunikimin, të bllokojë komunikimin e shqiptarëve në maksimum në sallën e parlamentit. Ky akt është një akt jashtëzakonisht i rëndë, është një atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë. Është dëshmi e frikës, tmerrit që iu ka kapur ju, qeverinë e Noriegës me në krye Noriegën, është dëshmi e tmerrit që ju ka kapur ju nga vota e 2.4 mln shqiptarëve kundër ose bojkot.
Është dëshmi e dëshpërimit tuaj në infinit dhe unë kërkoj zoti kryetar të të drejtës së televizioneve që kanë respektuar këtë parlament. Ata gazetarë kanë ndenjur aty ditë e natë me ne duke përcjellë punimet e tij dhe ju tani i përzini nëpërmjet Gëllçit të zi një narko-drejtori famoz që u sjell nga Bostoni apo ku ishte vetëm për qëllime të botës së krimit dhe censurës.”. Sic do ta shikoni edhe ne videon me poshte, qendrimi i kryeministrit Rama eshte unikal.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/875163955977846/